Projekti më i madh rrugor lëviz ngadalë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale March 24, 2023
Updated 2023/03/24 at 8:14 AM

Tri pikat kontestuese të pronës private në vijën e aksit rrugor Komaran – Klinë e Epërme, janë duke penguar realizimin e projektit më të madh rrugor me 4 korsi.

I nisur në vitin 2017, ky projekt vazhdon të mbetet i papërfunduar. Vitin e kaluar disa nga pikat kontestuese morën zgjidhje, dhe projekti rifilloi të ec përpara, por u ndal në hyrje të qytetit në drejtimin e fshatin Polac.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, lëvizi gjërat përpara, kur zhbllokoi pengesën në Morinë dhe pikën tjetër në hyrje të qytetit në lagjen 3.

Sipas drejtorit të Urbanizmit, Driton Mulaj, janë edhe tri pika që kërkojnë zgjidhje pronësore, në mënyrë që rruga si projekt të përfundojë.

Problemet janë në vendet: te ura në periferi të qytetit, në Klinë të Poshtme dhe në Klinë të Epërme.

“Te hyrja në qytet, pasi është zgjidhur pengesa, shumë shpejt pritet të rifillojë realizimi i punimeve të këtij projekti”, ka thënë Mulaj.

Në anën tjetër, banorët e mirëpresin përfundimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm, pas gjendja e tillë, siç janë pengesat ku ngushtohet rruga, paraqet problem për trafikun dhe pjesëmarrësit e tij, meqë në të kaluarën ka pasur raste të aksidenteve me fatalitet, siç është rasti i vogëlushit 2 vjeçar në fshatin Polac.

Share this Article