Kamerat kapin hajnin duke vjedhur!

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale February 21, 2024
Updated 2024/02/21 at 7:49 AM

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në dy raste të vjedhjeve.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Share this Article