Muzeu dhe Biblioteka e qytetit të Skenderajt, në formën e Okarinës dhe Shqiponjës (foto)

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale February 22, 2024
Updated 2024/02/22 at 10:48 AM

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka bërë publik projektin e ardhshëm, për ndërtimin e Muzeut dhe Bibiliotekës së qytetit të Skenderajt, që në fakt ishin premtime të Qeverisjes së kryetarit Nura.

“Të dashur qytetarë,

Ju prezantojmë projektin e rëndësishëm kapital të ndërtimit të Muzeut dhe Bibliotekës së qytetit, një nga premtimet tona për këtë objekt kulturor që do të jetë pjesë e identitetit të Skenderajt, me një ndërtim bashkëkohore që paraqet okarinën në krahët e shqiponjës, dy elemente këto që e ruajnë trashëgiminë dhe historinë autoktone shqiptare.

Jam i lumtur që po i japim qytetit tonë një objekt si ky, dy hapësira të rëndësishme kulturore, që zënë vend në Parkun “Idriz Rrecaj”, një nevojë e kamotshme për konservimin e trashëgimisë shpirtërore, brenda të cilave do të shpaloset në origjinalitet edhe historia jonë e lavdishme”, ka njoftuar kreu i Komunës.

Share this Article