Vajza vret dhe gropos të atin: Më detyroi të fejohesha pa dëshirë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale February 23, 2024
Updated 2024/02/23 at 9:07 AM

Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Durrës, ku një 19-vjeçare dyshohet se ka vrarë dhe groposur në oborrin e shtëpisë të atin 50-vjeç, shkruan Telegrafi.

Përmes një njoftimi, Policia thotë se 50-vjeçari është vrarë me armë zjarri dhe ishte kallëzuar i humbur prej 10 ditësh nga familjarët e vetë.

E reja ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Share this Article