Vdes zyrtarja e Komunës së Mitrovicës

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale February 23, 2024
Updated 2024/02/23 at 9:53 AM

Telegram ngushëllimi nga kryetari Hamza për familjet Mecinaj e Mangjolli

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, i shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Mitrovicës për vdekjen e zyrtares së Qendrës për Punë Sociale, Fatime Mecinaj Mangjolli.

Të nderuara familje Mecinaj e Mangjolli,

Mëngjesin e sotëm mora lajmin e hidhur për ndarje nga jeta të më të dashurës tuaj dhe nënpunëses të Komunës së Mitrovicës, Fatime Mecinaj Mangjolli.

Në emër të Komunës së Mitrovicës, shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta me rastin e kalimit në amshim të familjares tuaj.

Kontributi i saj i çmuar për institucionin tonë do të mbetet përherë në kujtimet tona.

Bashkëndjej me ju, miqtë dhe mbarë stafin e Komunës së Mitrovicës.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

Share this Article