Edhe 15 kamionë ushtarakë i shtohen ushtrisë së Kosovës

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale March 13, 2024
Updated 2024/03/13 at 8:02 AM

Gjatë ditës së djeshme Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë furnizuar me 16 kamionë të rinj ushtarakë të tipit RheinMetall MAN Hx2, 8×8, disa të blerë nga Republika Federale e Gjermanisë dhe disa të tjerë të pranuar si donacion.

Ndër të tjera, në faqen e tij në facebook Maqedonci ka treguar edhe për karakteristikat që posedojnë këta kamionë.

“Karakteristikat e reja të këtij kamioni të pastër ushtarak janë shumë mbresëlënëse. Falë sistemeve të ndryshme të asistencës, HX2 u ofron ushtarëve dhe mjedisit civil siguri më të madhe në përdorimin e përditshëm të automjeteve dhe garanton dukshëm më shumë mbrojtje në kabinë.

Menaxhimi i flotës në këta kamionë gjithashtu bëhet më i thjeshtë dhe më efikas, ndërsa konfigurimi i përgjithshëm mundëson transportimin e municioneve në terrene të vështira.” – deklaroi ai.

Share this Article