Kryetari Nura: Po u krijojmë fermerëve kushte të përshtatshme për veprimtarinë e tyre

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale March 13, 2024
Updated 2024/03/13 at 2:09 PM

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar sot se janë nënshkruar kontratat edhe me 11 fermerë, për shpërndarje të llaktofrizeve dhe pajisjeve tjera të përshtatshme.

“Edhe 11 fermerë tjerë përfitues i shtohen listës së atyre që janë përkrahur dhe vazhdojnë të mbështeten nga programet tona bujqësore, të cilët sot, me nënshkrimin e kontratave në kuadër të bashkëpunimit me IADK, bëhen pronarë të llaktofrizeve me pajisje përcjellëse, duke iu krijuar kushte të përshtatshme për grumbullimin dhe ruajtjen e qumështit”.

Share this Article