Mitrovicë: Përurohen investimet në shkollën “Skenderbeu”

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale March 14, 2024
Updated 2024/03/14 at 9:33 AM

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka vizituar shkollen fillore “Skenderbeu”, ku edhe ka peruruar investimet e bëra në këtë shkollë, njofton Komuna e Mitrovicës së Jugut.

Kryetari Hamza ka thënë se qeverisja lokale po vazhdon me përmbushjen e premtimeve për investime në arsim.

“Me renovimin e Sallës së Sporteve gjatë vitit 2022, renovimin e tërësishëm të pjesës së jashtme, ngrohjen dhe ndriçimin e objektit në bashkëpunim me FKEE, shkolla është shëndrruar ne një objekt modern dhe të veçantë për mbi 700 nxënës dhe stafin e mrekullueshëm të kësaj shkolle”, është shprehur kryetari Hamza.

Ai më tutje ka shtuar se gjatë vitit 2024, do të investohet edhe në oborrin e kësaj shkolle.

Share this Article