Investimi më i madh në Likoc – Projekti i Subqendrës!

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale March 15, 2024
Updated 2024/03/15 at 3:26 PM

Njoftimi i Komunës së Skenderajt:

Në praninë e një numri të madh pjesëmarrrësish, kryetarit të Komunës, Fadil Nura, nënkryetarit Sami Lushtaku, deputetëve, ish-komandantëve të UÇK-së, gjeneralëve, drejtorëve komunalë, anëtarëve të Kuvendit dhe qytetarëve të shumtë, është përuruar sot fillimi i punimeve për ndërtimin e Subqendrës në Likoc, e treta më radhë pas Runikut dhe Qirezit, premtime këto që u kishin dhënë qytetarëve të komunës së Skenderajt gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2021.

Kryetari Nura ka thënë me këtë rast se Likoci meriton trajtim të veçantë sa i përket investimeve publike dhe realizimit të projekteve kapitale, duke qenë se në këtë vend është Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një pjesë e historisë së Kosovës.

Subqendrat ishin premtime të Qeverisjes së pushtetit lokal, dhe janë projektet më të mëdha kapitale, teksa tri të tilla, në Runik, Qirez dhe Likoc, kanë për synim modernizimin e qendrave të këtyre bashkësive lokale, me hapësira të urbanizuara, parqet, vende të rregulluara për parkingje, hapësira për afarizëm dhe parqe me lodra për fëmijë.

Share this Article