Kanceri bën kërdinë në Skenderaj!

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale March 25, 2024
Updated 2024/03/25 at 9:25 AM

Rreth 70 raste të reja me sëmundjen e kancerit janë regjistruar në komunën e Skenderajt, ka bërë të ditur drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi.

Sipas saj, këto raste janë raste të reja të cilat kanë aplikuar për trajtim mjekësor.

Në QKMF-në  e Skenderajt është funksionalizuar reparti radiologjik, ku është aparati mamografik, i cili ndihmon në zbulimin e hershëm të kancerit.

Drejtoresha e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të rejave dhe grave të komunës, të kryejnë kontrolle, në mënyrë që të parandalohet sëmundja e kancerit të gjirit.

Share this Article