Aksioni i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist për Vrasjen e Arlinda Zekajt

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar një aksion para objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Përfaqësueset e Kolektivit kanë shprehur dëshirën për t’u takuar me kryesuesin e KPK-së, për t’i paraqitur kërkesat e tyre lidhur me këtë rast.

Gjatë aksionit, zyrtarë policorë u kanë bërë të ditur protestuesve se vetëm tre persona mund të hyjnë në objekt për shkak të hapësirës së kufizuar. “Tre persona keni të drejtë me shku, jo më shumë për shkak të hapësirës,” ka thënë njëri nga zyrtarët policorë.

Megjithatë, njëra nga protestueset ka kundërshtuar këtë vendim, duke theksuar se marrëveshja ishte që të gjithë të shkonin së bashku. “Kryesuesi i KPK-së na ka thënë që takohemi.

Atëherë le të vijë kryesuesi jashtë e le të na takojë, se ne me shku dy-tri veta,” ka deklaruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *