Një shtetas shqiptar 32-vjeçar është arrestuar në Occhiobello të Italisë, pasi dyshohet se është kthyer në vend pavarësisht ndalesës pesëvjeçare për hyrje, e vendosur pas dëbimit të tij.
Sipas BTZ, shqiptari ishte dëbuar nga Italia në maj të vitit 2026, ndërsa ndaj tij ishte vendosur ndalesa për t’u kthyer deri në vitin 2031.
Rasti u zbulua gjatë kontrolleve të zakonshme të territorit nga karabinierët e Occhiobellos, të cilët ndaluan një automjet me dy persona të huaj brenda.