Bashkia e Shkupit Nismon Fushatën për Mbjelljen e 3,500 Fidanëve

Bashkia e Shkupit ka nisur një fushatë të madhe për mbjelljen e 3,500 fidanëve në të gjithë qytetin, duke synuar rikthimin e gjelbërimit dhe hapësirave publike të gjelbra.

Kryetari i Bashkisë, Orce Gjorgjievski, njoftoi se deri në fund të sezonit të mbjelljes, do të mbillen gjithsej 6,000 fidanë të rinj. “Çdo pemë e re është një investim në qytetin ku jetojmë dhe në të ardhmen e fëmijëve tanë.

Më shumë hije për ditët e verës, ajër më i pastër dhe më shumë hapësira të gjelbra për shëtitje, lojëra dhe socializim.

Po mbulojmë parqet ekzistuese, parqet e reja që po ndërtojmë, hapësirat e gjelbra përgjatë bulevardeve dhe hapësirave publike në të gjithë qytetin”. “Në çdo komunë, për çdo lagje, për të gjithë banorët e Shkupit. Çdo rrënjë e mbjellë sot është një premtim për një të nesërme më të shëndetshme dhe më të bukur.

Le të lëmë pas pemë që do të rriten, parqe që do të jetojnë dhe vepra që do të zgjasin.

Për një Shkup që merr frymë.

Për brezat që do të vijnë”, theksoi kryetari i bashkisë Orce Gjorgjievski.

Ai e theksoi se Shkupi duhet të veprojë dhe se është i përkushtuar për të punuar për një Shkup të gjelbër dhe të pastër, që është një nga prioritetet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *