Deva Cassel, vajza 22-vjeçare e aktores italiane Monica Bellucci, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në premierën e filmit “Phantom of the Opera” në Paris.
Modelja e re shkëlqeu me një fustan elegant nga shtëpia e modës Dior, duke sjellë në kujtesë stilin e viteve nëntëdhjetë që ka karakterizuar publikimet e nënës së saj në atë periudhë kur ajo po fitonte famë ndërkombëtare.
Për këtë ngjarje, Deva zgjodhi një fustan pa rripa ngjyrë jeshile ulliri me një shkëlqim mëndafshi, i cili u kompletuar me një grim në stilin e viteve ’90.
Sy të theksuar me teknikën e syve të tymosur, vetulla të theksuara dhe buzëkuq në nuancë neutrale e bënë pamjen e saj edhe më tërheqëse.
Ngjashmëria me Monica Bellucci-n është evidente, veçanërisht për shkak të estetikës që karakterizon disa nga publikimet më të njohura të aktores italiane.
Deva, si nënë e saj, e nisi karrierën në botën e modës.
Ajo debutoi në pasarelë në vitin 2021 dhe që atëherë është bërë një mysafire e zakonshme në evente të njohura mode.
Muajin e kaluar, ajo mori pjesë në sfilatën Vogue World në Milano.
Në një intervistë të mëparshme me edicionin italian të revistës Vogue, ajo shprehu se sa e rëndësishme është për të pozimi para kamerave dhe se si kjo i mundëson një transformim të menjëhershëm.
Përveç modelingut, Deva po ndjek gjithashtu një karrierë në botën e filmit, një fushë në të cilën nëna e saj ka lënë një gjurmë të rëndësishme.
Monica Bellucci ka pasur role të njohura, përfshirë ato në filmat “Bram Stoker’s Dracula” dhe “The Apartment”.
Në filmin “Fantazma e Operas”, Deva luan rolin e balerinës Anastasia, duke punuar përkrah Romain Duris dhe Julien de Saint Jean.
Ajo gjithashtu kontribuoi në regjistrimin e versionit audio francez të Drakulës për platformën Audible me aktorin Omar Sy.