Policia ka nisur një hetim ndaj një punonjësi të Universitetit Goce Dellçev në Shtip, për dyshime lidhur me korrigjime të paautorizuara të notave dhe rezultateve të provimeve në sistemin kompjuterik të këtij institucioni të arsimit të lartë.
Duke komentuar këtë rast, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, theksoi se Ministria e Brendshme dhe autoritetet gjyqësore janë duke vepruar sipas raportit.
Ajo i bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe studentëve që të raportojnë çdo aktivitet të paligjshëm. “Gjithmonë do të ketë individë që do ta abuzojnë sistemin, por është e rëndësishme që Ministria e Brendshme dhe drejtësia të funksionojnë.
Personi është zbuluar, po zhvillohet një hetim dhe ai do të vazhdojë të mbajë të gjitha pasojat për aktivitetet e paligjshme që ka kryer”, deklaroi Janevska.
Ajo shtoi se, pavarësisht digjitalizimit, gjithmonë ekziston mundësia e faktorit njerëzor dhe abuzimit, por gjëja më e rëndësishme është që veprime të tilla të zbulohen dhe të sanksionohen në kohën e duhur.