Të enjten, Shqipëria do të përfshihet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot me kthjellime të bukura dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 3 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 22 gradë.
Era do të jetë nga verilindja-veriperëndimi, me shpejtësi mesatare deri në 8m/s.