Përplasje në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ mes Protestuesve dhe Policisë

Rreth orës 15:30, një përplasje e madhe ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit që ishin vendosur pranë Parkut Rinia filluan të qëllojnë me gurë drejt autobotëve me ujë dhe efektivëve të policisë.

Në përgjigje, policia përdori një sasi të madhe gazi lotsjellës.

Bulevardi u mbulua nga retë e tymit, ndërsa protestuesit u shpërndanë nëpër Parkun Rinia, sipas raportimeve nga mediat.

Një i ri arriti të afrohet pranë autobotit dhe u kap aty, duke mos hequr dorë pavarësisht hedhjes së ujit dhe gazit lotsjellës.

FNSH ndërhyri dhe e largoi me forcë, duke bërë që i riu të ndjehej keq, ndikuar edhe nga sasia e madhe e gazit lotsjellës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *