Protestat në Tiranë: Flakët dhe Bllokimet e Rrugëve

Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë.

Si pasojë, është djegur dera e një prej hyrjeve të institucionit.

Pas pak minutash, flakët u arritën të shuheshin.

Më herët, protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, duke bllokuar qarkullimin.

Ndërkohë, grupe të tjera janë përqendruar pranë Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe sheshin “Skënderbej”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *