Gjatë vizitës së tij në Berlin, Zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.
Në këtë takim u diskutuan perspektivat evropiane për Maqedoninë e Veriut, zhvillimet e fundit në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Një nga temat kryesore të bisedimeve ishte integrimi gradual i Maqedonisë së Veriut në tregun e përbashkët evropian.
Ky proces parashikohet të sjellë përfitime të dukshme për qytetarët dhe bizneset, duke u zhvilluar paralelisht me përmbushjen e reformave dhe avancimin drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Sali theksoi rëndësinë e një qasjeje të re nga ana e Komisionit Evropian për një Bashkim Evropian më të gjerë, duke nënvizuar nevojën që procesi i zgjerimit të jetë më dinamik, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita.