Ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova’, Klodian Mihaj, ka filluar një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e emisionit ‘E diell’ në Top Channel.
Pas këtij angazhimi të ri, Klodi ka marrë shumë urime nga fansat, të cilët i kanë dëshiruar suksese në rrugëtimin e tij televiziv.
Megjithatë, disa komente lidhur me jetën e tij private, konkretisht me ish-partneren e tij, Elijona Binakaj, kanë tërhequr vëmendje.
Disa ndjekës i kanë dhënë këshilla Klodit, duke e inkurajuar të mos heqë dorë lehtë nga dashuria dhe duke theksuar se për të duhet të luftohet.
Por, deri tani, Klodi nuk ka reaguar ndaj këtyre komentet, duke lënë të paqartë nëse ka diçka për të thënë rreth raportit me Elijonën.