Cristiano Ronaldo ka shprehur besimin se është futbollisti më i mirë në histori, duke theksuar se golat dhe statistikat janë dëshmia më e fuqishme për të mbështetur këtë pretendim.
Sulmuesi portugez i Al-Nassr, në një intervistë për CNN, ka theksuar se njerëzit nuk po e vlerësojnë sa duhet formën e tij aktuale dhe numrin e golave që vazhdon të shënojë. “Njerëzit nuk e vlerësojnë formën time aktuale apo golat e mi”.
Kur u pyet nëse është duke ndjekur me ngulm objektivin për të arritur shifrën prej 1 mijë golave në karrierë, 41-vjeçari shprehu dëshirën për t’i lënë gjërat të zhvillohen natyrshëm, pa bërë plane afatgjata. “Gjithçka duhet të ndodhë natyrshëm.
Nëse shënoj 925 apo 930 gola, kjo do të thotë se jam më i miri në histori, pikë.
Numrat flasin vetë.
Nëse e arrij atë shifër, do të jetë e jashtëzakonshme, por nuk bëj plane afatgjata”, ka thënë ylli portugez.