Leonardo Gashi ka publikuar një fotografi me Lelën, ku të dy shfaqen të buzëqeshur dhe shumë të afërt.
Fotografia bardhë e zi është rishpërndarë nga Lela Seferi në Instastory, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Kjo vjen pas rikthimit të marrëdhënies së tyre, pasi mbrëmë dyshja rikonfirmuan bashkimin e tyre.
Në fotografinë e publikuar, Leo ka shkruar “Last day in Germany” (Dita e fundit në Gjermani), duke lënë të kuptohet se po e shijojnë ditën e fundit atje së bashku.