Vdekja e RJ Mitte: Një humbje e madhe për botën e artit

Aktori RJ Mitte, i njohur më së shumti për rolin e tij si Walter “Flynn” White Jr. në serialin e njohur “Breaking Bad”, ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare.

Një mjek ligjor nga qarku i Teksasit ka konfirmuar për TMZ se Mitte vdiq të hënën më 12 tetor.

Hetimi për rrethanat e vdekjes së tij ende vazhdon.

Mitte kishte njoftuar fejesën e tij me të dashurën Kennedy Suarez në tetor 2025.

Ai ndau me People ndjenjat e tij për lumturinë që kishte gjetur në marrëdhënien e tyre. “Jam shumë i lumtur që kam gjetur personin tim, një partner jete që më bën të dua të jem më i mirë, pavarësisht se çfarë bëjmë.

Kennedy do të thotë gjithçka për mua dhe mezi pres të fillojmë zyrtarisht jetën tonë së bashku dhe të shohim se çfarë aventurash na sjell jeta”, kishte thënë ai.

Mitte kishte vuajtur nga paraliza cerebrale dhe gjatë gjithë karrierës së tij kishte mbrojtur aktivisht të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Ai shërbeu si ambasador për United Cerebral Palsy dhe Shriners Children’s, si dhe si zëdhënës i SAG për aktorët me aftësi të kufizuara.

Ai fitoi njohje të madhe për rolin e tij si djali i Walter White në “Breaking Bad”, ku luajti përkrah Bryan Cranston dhe Aaron Paul.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *