Vetëm pak ditë pas konfirmimit të ribashkimit me Leon, Lela ka befasuar ndjekësit me një lajm të ri, këtë herë lidhur me karrierën e saj.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka njoftuar se po largohet nga Gjermania për t’u rikthyer në Kosovë, ku e pret një angazhim i ri televiziv. “Bye Bye Germany!
Jam duke u kthyer në Kosovë për një super projekt.
Shihemi shumë shpejt në TV”, ka shkruar Lela në Instagram, duke ngjallur kureshtje për atë që po përgatit.
Megjithatë, ajo ka preferuar të mos zbulojë më shumë detaje, duke lënë të hapur pyetjen se në cilin format televiziv do ta shohim së shpejti.
Ky zhvillim vjen në një periudhë mjaft interesante për Lelën, e cila së fundmi është rikthyer në krahët e Leos, pas një ndarjeje që kishte marrë vëmendje të madhe.
Kujtojmë se Prive By LS ishte ndër të parat që solli pamje të dyshes gjatë pushimeve në Shqipëri, kur ribashkimi ende nuk ishte konfirmuar publikisht.