Duane “Keffe D” Davis, ish-bosi i bandës, është dënuar me 40 vjet burg për orkestrimin e vrasjes së reperit Tupac Shakur.
Një juri e shpalli Davisin fajtor për akuzën e vrasjes në një të shtënë me armë në Las Vegas më 7 shtator 1996.
Ai ka deklaruar se do ta apelojë vendimin.
Dënimi i 63-vjeçarit ishte i pari në një çështje të pazgjidhur që ka mbajtur të intriguar fansat e hip-hopit për gati 30 vjet.
Prokurorët argumentuan se, megjithëse Davis nuk e shkrehi vetë armën, ai ishte kreu i grupit që kreu vrasjen.
Ai pranoi në kujtimet e tij se kishte siguruar armën e përdorur në krim.
Provat kryesore në këtë rast ishin fjalët e vetë Davis, i cili pranoi vazhdimisht dhe publikisht se ndodhej brenda Cadillac-ut të bardhë nga ku u qëlluan të shtënat fatale.
Në këmbim të mbrojtjes nga ndjekja penale, ai u kishte treguar autoriteteve për rolin e tij në vdekjen e Shakur gjatë një interviste sekrete policore në vitin 2008, lidhur me vdekjen e reperit tjetër, Notorious BIG, emri i vërtetë i të cilit është Christopher Wallace, i cili u vra në një të shtënë vetëm disa muaj pas Shakur.