Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu Festojnë Përvjetorin e Martesës me Surpriza Romantike

Çifti i dashur për publikun, këngëtarët Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu, të cilët fituan zemrat e të gjithëve gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova 2”, po festojnë përvjetorin e tyre të martesës.

Dyshja e njohur kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë më 13 tetor 2024.

Në këtë ditë të veçantë, Adri u kujdes t’i bënte një surprizë romantike partneres së tij, duke i dhuruar një buqetë me lule.

Iliriana ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj në Instagram, ku shihet Adri me lule në dorë.

Përbri fotos, këngëtarja ka shprehur emocionet dhe dashurinë e saj me fjalët: “Faleminderit per kit dhurat se kom prit hiq te dua.

Urime pervjetori marteses”.

Përveç kësaj surprize, Iliriana ka publikuar edhe një fotografi nga dita e tyre e dasmës, duke mbishkruar: “Urime shpirti jem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *