Apeli i Policisë: Ruani Sigurinë e Fëmijëve nga Situatat e Dhunshme

Policia e Shtetit ka bërë një apel për prindërit dhe fëmijët, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit larg situatave të dhunshme.

Apeli thekson se siguria e fëmijëve është një përgjegjësi e përbashkët.

Të dashur nxënës dhe prindër!

Ju ftojmë të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune!

Të dashur nxënës, ju lutemi, mos u angazhoni në veprime të dhunshme që mund të rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj!

Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme!

Largohuni menjëherë nga vendet ku ndodhin akte dhune!

Po ashtu, prindërit duhet t’u japin këshilla fëmijëve të tyre për të qëndruar larg çdo situate të dhunshme.

Siguria e fëmijëve tanë është një përgjegjësi që na takon të gjithëve!

Policisë së Shtetit i është besuar roli për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, duke mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *