Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me situatën e tensionuar në Shqipëri, duke ndarë me ndjekësit e saj pamje nga protesta dhe një mesazh emocional për zhvillimet e fundit.
Artistja ka shprehur shqetësimin e saj për situatën, duke iu drejtuar direkt personave të përfshirë me një thirrje për të ndalur tensionet. “O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu”, ka shkruar Fifi.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur situata në Shqipëri vazhdon të jetë e tensionuar, dhe zhvillimet e fundit kanë ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve, duke sjellë pezullimin e aktiviteteve të ndryshme.