Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.
Aktualisht nuk dihet se çfarë e ka sjellë Verdho në këtë institucion, por kjo nuk është hera e parë që ai shfaqet para dyerve të SPAK.
Ai është parë gjithashtu gjatë muajve maj dhe qershor, si dhe së fundmi më 8 tetor.