Qendra e Tiranës është përfshirë nga kaosi, pasi qetësia ka ikur pas përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve.
Protesta e sotme ka marrë një kthesë të paparë, me protestuesit që kanë nisur sulmet me molotovë, gurë dhe fishekzjarrë drejt forcave të rendit.
Tensionet janë intensifikuar me kalimin e kohës, sidomos pas errësirës, ku sheshi “Skënderbej” dhe përreth Bulevardit janë bërë skena të një lufte.
Nga ana tjetër, policia ka reaguar duke hedhur vazhdimisht ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.