Parashikimi i Motit për Vikendin në Kosovë: Vranësira dhe Rreshje Shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë vikendit moti në vend do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu.

Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të variojnë ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius.

Të shtunën, më 31 tetor, moti do të jetë i vranët me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të variojnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *