Protesta para Ministrisë së Arsimit vazhdon, ndërsa prania e protestuesve ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve në Rrugën e Durrësit.
Sipas raportimeve nga terreni, situata paraqitet e qetë dhe deri tani nuk janë raportuar incidente.
Ndërkohë, forcat e Policisë së Shtetit, të cilat janë të pranishme për të monitoruar zhvillimet, u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonëve që të lirojnë rrugën dhe të mundësojnë qarkullimin e automjeteve.