Aleanca ka shprehur kritika ndaj menaxhimit të sektorit të energjisë nga Qeveria Kurti, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar mbi 1 miliard euro nga paratë e qytetarëve për importin e energjisë elektrike.
Në një reagim të publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, AAK ka vlerësuar se këto shpenzime dëshmojnë dështimin në menaxhimin e sektorit të energjisë dhe mungesën e investimeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese vendore.
Sipas kësaj partie, varësia e Kosovës nga importi i energjisë elektrike është rritur, e cila ka çuar në shtrenjtimin e energjisë dhe ka rënduar buxhetin e familjeve kosovare.
Aleanca ka kërkuar hetimin e çdo dyshimi për keqpërdorim të parasë publike në sektorin e energjisë, duke kërkuar gjithashtu zbardhjen e asaj që e quan “mafia energjetike”.
Kjo parti ka njoftuar se për këto çështje ka kërkuar interpelancë në Kuvendin e Kosovës.