Sot, Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shpallur vendimin për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.
Sipas informacionit të Top Channel, Hyseni vazhdon të jetë nën masën e arrestit në shtëpi, një vendim i marrë nga Gjyqtari Florjan Kalaja.
Avokati i saj kishte kërkuar ndryshimin e kësaj mase, duke theksuar se nuk kishte asnjë rrezik që ajo të largohej nga vendi apo të prishte provat.
Megjithatë, Apeli i Posaçëm ka vendosur që Hyseni të mbetet nën arrest shtëpiak. “Miratimin e Vendimit nr. 67, datë 21.09.2026 te Gjykates së Posaçme te Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt Znj.
V.H.
Miratimin e Vendimit nr. 69, datë 24.09.2026 te Gjykates së Posaçme të Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në bazë dhe për zbatim të nenit 103 te Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi i këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar,” thuhet në vendim.