Homazhe te Varri i Astrit Deharit: Kryeministri Kurti Kërkon Drejtësi Pas 10 Vjetësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar kujtimin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, me homazhe te varri i tij në përvjetorin e 10-të të vdekjes së tij.

I shoqëruar nga prindërit, bashkëshortja, vajza dhe anëtarë të tjerë të familjes Dehari, Kurti vendosi lule të freskëta te varri, duke theksuar nevojën për zbardhjen e rastit dhe vënien përpara drejtësisë.

Ai theksoi se dhjetë vjet pas vdekjes së Astritit, e vërteta mbetet e pa zbardhur dhe askush nuk është ndëshkuar për këtë rast. “10 vjet pa Astritin janë shumë, janë shumë për familjen, për Vetëvendosjen, për të gjithë ne që e njohëm, por janë edhe shumë për Kosovën dhe shqiptarët, sepse mungon e vërteta e mbytjes së tij dhe drejtësia. 10 vjet më vonë nuk e dimë emrin e vrasësit të Astritit,” deklaroi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *