Takimi i Vlora Çitakut me Ambasadorin Britanik: Fokusimi në Sfidat e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas njoftimit të PDK-së, Çitaku e vlerësoi pozitivisht përmbylljen e procesit të formimit të institucioneve, duke theksuar se vëmendja tani duhet të përqendrohet në adresimin e sfidave me të cilat përballen qytetarët dhe në avancimin e prioriteteve shtetërore. “Kosova përballet me sfida të rëndësishme që kërkojnë vëmendje të plotë institucionale, përgjegjësi dhe angazhim për të përmirësuar jetën e qytetarëve,” theksoi Çitaku.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në këtë kontekst, Çitaku theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve më të larta të drejtësisë, të drejtës për gjykim të drejtë dhe të një vendimmarrjeje të bazuar në fakte e prova, pa ndikime politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *