Një udhëheqës 49-vjeçar dyshohet se dha urdhra nga brenda burgjeve të Trikalas, duke organizuar sulme të rrezikshme.
Sipas raporteve, anëtarët e kësaj organizate kriminale akuzohen për gjobëvënie, zhvatje, kërcënime dhe shpërthime si shpagim për ata që refuzonin të bashkëpunonin dhe si paralajmërim për të tjerët që hezitonin.
Grupi drejtohet nga një shtetas shqiptar, i dënuar për krime të rënda dhe i burgosur në burgun e Trikalas.
Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë përfshijnë një rom të burgosur në Malandrinos, dy egjiptianë të burgosur në Avlona dhe Malandrino, si dhe pesë të rinj të arrestuar, të moshave midis 17 dhe 21 vjeç.
Pamjet e publikuara tregojnë sulmet me granata dore që u kryen në dy lokale në qendër të Athinës në fillim të shtatorit.
Në një nga pamjet, një sulm i kryer në fillim të tetorit tregon autorët që hedhin një granatë dore në ambientin ku ndodheshin klientët, për fat të mirë granata nuk shpërtheu.
Hetimet zbuluan se të akuzuarit ishin pjesë e një organizate kriminale me një strukturë të qëndrueshme dhe hierarki të përcaktuar.
Pavarësisht se ndodhej në burg, 49-vjeçari kishte ruajtur kontrollin operativ të organizatës, duke përcaktuar objektivat e sulmeve dhe mbikëqyrur veprimtaritë kriminale.
Anëtarët e tjerë të grupit merrnin përsipër mbledhjen e informacioneve për objektivat, vëzhgimin e vendeve të interesit, identifikimin e personave dhe sigurimin e mjeteve të nevojshme për sulme.
Kjo organizatë siguroi vazhdimësinë e funksionimit të saj edhe kur anëtarët kryesorë ndodheshin në burg.
Bashkëpunëtorët e 49-vjeçarit, gjithashtu të burgosur, vepronin si hallka ndërmjetëse mes tij dhe anëtarëve jashtë burgut, duke përcjellë urdhrat dhe koordinuar veprimet.
Departamenti për Luftën kundër Gjobëvënies, me ndihmën e grupeve operative, zhvilloi kontrolle në katër lokale në qendër të Athinës, ku u kontrolluan 50 persona dhe 27 prej tyre u shoqëruan në polici.