Sot, Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, pritet të miratojë buxhetin e tij.
Takimi do të mbahet në ora 14:00.
Ky është njoftimi i Kuvendit të Kosovës: Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, do të shqyrtojë miratimin e buxhetit të tij për këtë vit.