Përfaqësimi i Shqiptarëve në Akademinë Ushtarake: Një Çështje e Rëndësishme

Nga BDI pohojnë se për herë të parë, që nga themelimi i Akademisë Ushtarake në vitin 1995, nuk është pranuar asnjë kadet shqiptar.

Ky fakt, sipas BDI-së, ngre pyetje serioze për rolin dhe ndikimin e VLEN-it në institucionet shtetërore, ku përfaqësimi i shqiptarëve duhet të jetë më shumë se një parim deklarativ; ai duhet të jetë një realitet institucional. “Por përgjegjësia nuk mund të ndalet vetëm te VLEN-i.

Qeveria duhet të kuptojë se mirëbesimi ndërmjet partnerëve politikë nuk ndërtohet përmes deklaratave, por përmes respektimit të barazisë, përfaqësimit dhe marrëveshjeve politike.

Edhe më shqetësues është fakti se raste të tilla e cenojnë frymën e Marrëveshjes së Ohrit, dobësojnë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe i vënë në pikëpyetje marrëdhëniet ndër-etnike.” “VLEN-i duhet të japë përgjigje: Ku mbeti përfaqësimi që premtohej?

Sepse kështu nuk ndërtohet mirëbesimi, nuk respektohet përfaqësimi dhe nuk forcohet bashkëjetesa institucionale.

Kështu nuk përfaqësohen shqiptarët!

Përfaqësimi nuk është privilegj, por parim.

Dhe ai nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve politike!”, thonë nga BDI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *