Rikujtim për Prindërit: Ruajtja dhe Kthimi i Teksteve Shkollore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) rikujton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se tekstet dhe materialet shkollore të subvencionuara për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9) duhet të ruhen me kujdes dhe t’i kthehen shkollës në përfundim të vitit shkollor. “Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASh Nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, dhe Deklaratën e prindit/kujdestarit ligjor përfitues të subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2026-2027, nxënësit dhe prindërit kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen, ruajtjen dhe kthimin e teksteve shkollore bazë në gjendje të përshtatshme për ripërdorim.

Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës, në përfundim të vitit shkollor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Kjo ministri njofton se për t’u siguruar që mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore, Inspektorati i Arsimit nga java e ardhshme, përmes vizitave në shkolla, do të nisë procesin e verifikimit se nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore dhe që procesi mësimor po vijon i rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *