Incidentet e Protestës pranë Ministrisë së Arsimit

Incidentet e para janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku disa të rinj me fytyra të maskuara kanë filluar të hedhin gurë në drejtim të efektivëve të policisë të vendosur në këtë zonë.

Në të njëjtën kohë, disa protestues të tjerë kanë afruar dy kazanë mbeturinash pranë autobotit të ujit të policisë dhe u kanë vënë flakën.

Një efektiv, duke përdorur bombolën kundër zjarrit, ka ndërhyrë për të fikur flakët brenda kazanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *