Përvoja e Shqiptarëve në SHBA: Takime të Rëndësishme në Teksas

Përvoja e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon me takime të nivelit institucional në shtetin e Teksasit.

Në kuadër të programit IVLP, ata po njihen nga afër me funksionimin e institucioneve amerikane në fushën e sigurisë, ekonomisë, financave dhe administratës publike.

Pas disa javësh intensive përtej Atlantikut, gjatë të cilave kanë ndjekur zhvillimet politike në SHBA, janë takuar me përfaqësues të të dy krahëve politikë dhe kanë përjetuar nga afër demokracinë amerikane në atmosferën zgjedhore.

Tani, pjesëmarrësit shqiptarë kanë nisur një kapitull të ri të programit në Teksas.

Gjatë qëndrimit në këtë shtet, ata po zhvillojnë takime me një sërë institucioneve dhe organizatash të rëndësishme amerikane, përfshirë Bursën e Teksasit (Texas Stock Exchange), Patrullën Kufitare të SHBA-së (U.S.

Border Patrol) dhe Task-Forcën për Sigurinë Kombëtare (Homeland Security Task Force).

Në agjendën e tyre janë edhe takimet me Korporatën për Zhvillim Ekonomik të McKinney-t, Komisionin Rinor, Bankën e Rezervës Federale, Këshillin e Energjisë, Dhomën e Tregtisë së Fort Worth-it dhe Zyrën e Prokurorit të Qarkut Dallas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *