Në Shkup u organizuan protesta pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, e cila u vra nga i dashuri i saj.
Protestuesit shprehën kërkesat për sanksione konkrete ndaj dështimeve institucionale, ndryshime të menjëhershme ligjore për mbrojtjen nga dhuna dhe shkarkimin e zyrtarëve që me qëndrimet e tyre publik arsyetojnë ose normalizojnë dhunën ndaj grave. „Për të gjitha dështimet kërkojmë emra, përgjegjësi dhe sanksione.
Kërkojmë dorëzimin dhe miratimin urgjent të ndryshimeve ligjore për mbrojtjen nga dhuna“, shprehu një pjesëmarrëse në protestë.
Ajo theksoi se lufta kundër dhunës me bazë gjinore nuk mund të jetë e suksesshme nëse pengohet njohja dhe trajtimi i saj në shoqëri dhe në institucione. “Nuk mund të luftojmë kundër dhunës me bazë gjinore nëse njëkohësisht e minojmë njohjen e saj.
Të shkarkohen ata që bëjnë thirrje për kontroll ndaj grave, arsyetojnë dhunën ose e normalizojnë atë”, theksoi ajo.