Rritja e Transparencës në Ndarjen e Fondeve Publike në Kosovë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), me mbështetje nga Bashkimi Evropian (BE), ka organizuar pesë punëtori në komuna të ndryshme të Kosovës për të përmirësuar transparencën në ndarjen e fondeve publike dhe për të forcuar bashkëpunimin mes institucioneve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile.

Në një postim në Facebook, UNDP njoftoi se punëtoritë janë mbajtur në Drenas, Gjakovë, Malishevë, Istog dhe Vushtrri, në kuadër të projektit ReLOaD3.

Gjatë këtyre takimeve, përfaqësuesit e komunave dhe organizatave të shoqërisë civile kanë diskutuar mënyrat praktike për të përmirësuar procedurat e granteve, duke forcuar mbikëqyrjen dhe rritur bashkëpunimin.

Diskutimet kanë përfshirë të gjitha fazat e procesit të ndarjes së granteve komunale, duke filluar nga përgatitja dhe shpallja e thirrjeve publike, vlerësimi i propozimeve, deri te monitorimi i shfrytëzimit të mjeteve të ndara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *