Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka shprehur vlerësimin e tij për komunitetin arbëresh, duke e cilësuar atë si një shembull të shkëlqyer të integrimit të suksesshëm në shoqërinë italiane.
Ai theksoi se ruajtja e gjuhës, kulturës dhe rrënjëve shqiptare nuk përbën pengesë për integrim, por përkundrazi, ajo kontribuon në zhvillimin e komunitetit ku ata jetojnë.
Ky mesazh është përcjellë nga Mattarella gjatë një takimi me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, si dhe me kryetarët e bashkive italiane që kanë komunitete arbëreshe.
Në këtë takim, ai ka theksuar rëndësinë e dialogut ndërmjet komuniteteve me kultura të ndryshme dhe nevojën për të vlerësuar dallimet që na pasurojnë.