Mundësitë për të promovuar muzikën kosovare në skenën ndërkombëtare ishin temë qendrore e një diskutimi të organizuar nga “Better Together”.
Ky aktivitet u mbajt gjatë javës së konferencës “Prishtina Music Conference” në hapësirën “Deep Space Prishtina”, ku u bënë përpjekje për të theksuar rëndësinë e muzikës në identitetin kulturor të Kosovës.