Incident i rëndë në Gjakovë: Një person qëllohet me thikë

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është qëlluar me thikë nga një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:00 në rrugën “UÇK”, në Gjakovë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë. “Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është qëlluar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *