Zjarr në Bit Pazar: Detajet e Incidentit dhe Reagimi i Autoriteteve

Dje, nga ora 17:20 deri në 20:20, u regjistrua një zjarr në Bit Pazar, konkretisht në rrugën “Nikolla Martinovski”.

Në ndihmë erdhën shtatë automjete zjarrfikëse dhe 23 zjarrfikës, sipas njoftimit të lëshuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza. “Dëmi material nuk është përcaktuar dhe nuk ka të lënduar.

Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Bit Pazarit vazhdojnë të jenë të pranishëm në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatën e QMK-së.

Mbrëmë, në SPB Shkup, u raportua për disa shtëpi të djegura në Bit Pazar. “Më 09.11.2026 në ora 17:25, në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën ‘Nikolla Martinovski’ ka shpërthyer zjarr.

Menjëherë pas denoncimit, policët nga Stacioni Policor në Bit Pazar janë drejtuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatua se një shtëpi ishte djegur.

Zjarri është lokalizuar nga Brigada e Kundërzjarrit.

Nuk ka persona të lënduar dhe as objekte të tjera të përfshira.

Po merren masa për të zbuluar shkaqet dhe për të sqaruar rastin”, njoftojnë nga MPB-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *