Një person është arrestuar në Leposaviq pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar për të, për shkak të sjelljeve të tij të mëparshme ndaj babait.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari ka injoruar urdhrin mbrojtës dhe nuk ka respektuar masat e vendosura nga organet përkatëse.
Raporti vijon: “Leposaviq 09.11.2026 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti nuk kishte përfillur urdhrin mbrojtës që kishte pasur për sjelljet e mëhershme ndaj babait të tij.”