Esmeralda Hasani emërohet Drejtoreshë e SHISH-it pas hetimeve ndaj Vlora Hysenit

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Esmeralda Hasanin në detyrën e Drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, SHISH, pas zhvillimeve të fundit në hetimin ndaj ish-drejtoreshës, Vlora Hyseni.

Dekreti mban numrin 595 dhe është firmosur më 12 nëntor 2026, me propozim të Kryeministrit Edi Rama.

Sipas dokumentit, emërimi hyn në fuqi menjëherë.

Hasani merr drejtimin e institucionit në një moment kritik për SHISH-in, i cili është në qendër të vëmendjes për shkak të hetimeve ndaj Hysenit, e cila është nën hetim nga SPAK.

Me këtë dekretim, Esmeralda Hasani merr zyrtarisht drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *